“Itali-Spanjë? Nuk ka favoritë”, David Villa: Një lojtar i italianëve më pëlqen shumë

20 Qershor 2024
16:12
Denis Hakanaj
back button

“Nuk ka rëndësi viti apo momenti, gjithmonë ka ndeshje shumë të ngushta mes Spanjës dhe Italisë, forcat në fushë janë të barabarta, nuk ka asnjë favorit as sonte”.

Kështu ka folur David Villa, ish-sulmuesi i Spanjës, në kuadër të ndeshjes mes Axurrëve dhe Furive të Kuqe në Gelsenkirchen mbrëmjen e sotme. Ish-lojtari i Barcelona-s, në Sky Sport, ka vazhduar më pas duke folur se sa kjo Spanjë i kujton Spanjën e tij e disa viteve më parë:

“Ka ngjashmëri. Jo vetëm për protagonistët e rinj si në klube ashtu edhe në kombëtare, por edhe për një ide të lojës të zhvilluar me koherencë”.

Megjithatë, ka disa veçori: “Stili është i ngjashëm, objektivi është të mbash topin për aq kohë sa të jetë e mundur. Megjithatë, duke qenë në gjendje të përfitosh nga lojtarë të shpejtë si Williams dhe Yamal, është e drejtë të luash më vertikalisht, duke ruajtur një bazë tiki-taka por pa hequr dorë nga thellësia sulmuese”.

Dhe përsëri: “Është e vështirë të thuhet nëse Yamal mund të kishte luajtur edhe në Spanjën tonë, ishte një ekip që fitoi gjithçka në një kohë të shkurtër.

“Në moshën 16-vjeçare ai është tashmë një protagonist, ai nuk ka kufij dhe shpresoj se ai mund të rritet si për Spanjën ashtu edhe për Barcelonën, e cila duhet të bëhet sërish e madhe”.

Sfida vendimtare do të jetë në mesfushës sipas Villa-s: “Barella tek Italia dhe Rodri te Spanjë duan shumë të luajnë topin dhe janë lojtarët simbolikë të mesfushës, kushdo që do ta mbajë topin më shumë do të ketë më shumë shanse për të fituar sfidën. Mund të jetë një duel vendimtar”.

Megjithatë, të gjithë sytë do të jenë edhe te sulmi italian: “Të gjithë duhet të kenë frikë nga Italia, është gjithmonë e komplikuar të përballesh me lojtarët e tyre. Për shijen time, më pëlqen shumë Chiesa, një lojtar teknik, i shpejtë, që di të shënojë dhe bën shumë vertikalizime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit