“Italia ta përjetojë Europianin me këtë moral, nuk ka kampionë të pastër si kombëtaret e tjera”

19 Qershor 2024
14:37
Alfred Lleshi
back button

Oliver Bierhoff, një ish-sulmues që fitoi Kampionatin Europian me Gjermaninë më 1996, në Angli, dhe arriti në finalen e Kupës së Botës 2002, foli në “Gazzetta dello Sport” për ngjarjen kontinentale dhe në detaje rreth Italisë:

“Suksesi i Italisë me përmbysje mund të jetë një shtysë shtesë, për sa kohë që nuk ju bën të mendoni se keni mbërritur tashmë aty ku duhet. Entuziazmi pas fitores fillestare mund t’iu bëjë më pak dëm axurrëve sesa Gjermanisë”.

Pse?
Sepse gjermanët mund të mendojnë se të gjitha ndeshjet janë kaq të thjeshta, ndërsa suksesi italian ishte më i vështirë, i përpunuar dhe i rëndësishëm për mjedisin.

Çfarë ju pëlqeu më shumë tek Italia?
Pavarësisht golit të shpejtë të Shqipërisë, ajo nuk e humbi toruan, reagoi mirë duke vazhduar me mënyrën e saj të lojës. Pak nga frika e dështimit dhe jo gjithmonë menaxhimit të ndeshjes, axurrët duhet ta përjetojë Europianin me këtë moral dhe unitet.

Pra, ju mendoni se duhet të kompensojë diçka?
Në nivelin e kampionëve të pastër, disa kombëtare janë të pajisura më mirë se Italia. Spalletti ka një lojë të strukturuar, shumë të rregullt dhe të disiplinuar. Ai duhet të vazhdojë kështu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit