Italianët dhe Ducati dominojnë garën sprint në Indonezi, Bagnaia rihap garën për titull

28 Shtator 2024
17:50
Telesport
back button

Francesco Bagnaia me Ducati fitoi sot garën sprint të zhvilluar në pistën e Mandalika, e vlefshme për Cmimin e madh të Indonezisë në MotoGP. Një triumf i merituar i pilotit italian, që e dominoi garën gjatë gjithë kohës.

Ai përfitoi nga vendi i dhjetë i spanjollit të Ducati Pramac, Jorge Martin, për të ngushtuar diferencën në renditjen e përgjithshme. Tashmë spanjolli udhëheq me vetëm 12 pikë, ndërkohë që të dielën zhvillohet gara e Indonezisë.

Në vendin e dytë në garën sprint u rendit një tjetër italian, Enea Bastianini me Ducatin tjetër zyrtar. Podiumi kompletohet me spanjollin e Ducati Gresini, Marc Marquez, që la pas dy italianët M.Bezzecchi e F.Morbidelli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit