Italiani i rekordeve thyen dy të tjera, por VAR i heq HISTORINË në Champions. Nga lumturia te hidhërimi (VIDEO)

22 Tetor 2024
21:10
Telesport
back button

“Djajtë” e Milan kanë lënë pas krahëve disfatat në dy javët e para të Champions League, duke mundur me rezultatin e thellë, 3-1 belgët e Club Brugge, për të regjistruar fitoren e parë në formatin e ri të kompaticionit më të rëndësishëm për klube në “Kontinentin e Vjetër”.

Pulisic në minutën e 34’-t dhe Tijjani Reijnders me një dopietë në minutat 61’ e 71’ ishin heronjtë absolut të “Kuqezinjve”, ndërsa Sabbe barazoi shifrat përkohësisht në minutën e 51’-të, por pa mundur të bëjë më shumë, teksa ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq të Onyedika për belgët, duke i lënë këta ta fundit për afro 1 orë lojë me 10 lojtarë.

Ka edhe nje moment historik dhe dy rekorde ne fakt qe mund te ishin 3! Camarda bëhet lojtari më i ri i Milanit dhe italiani më i ri që ka debutuar në CL (16 vjeç, 226 ditë). Francesco Camarda hyn edhe një herë në historinë e futbollit italian. Pasi ishte lojtari më i ri që bëri debutimin e tij në Serie A (15 vjet, 8 muaj dhe 15 ditë, më 25 nëntor 2023 kundër Fiorentinas), ai bëhet italiani më i ri dhe lojtari më i ri i AC Milan që ka debutuar në Champions League.

Në minutën e 75-të të ndeshjes kundër Brugge, talenti i ri zëvendësoi Alvaro Moratan dhe luajti 16 vjeç e 226 ditë. Moise Kean, i cili debutoi me Juventusin në moshën 16 vjeç e 267 ditë, parakalohet dhe vendoset rekordi i ri italian. Madje, Camarda shenoi dhe gol por VAR anuloi per pozicion jashte loje teksa djaloshi kishte festuar. Nga lumturia ne hidherim ne fund te ndeshjes.

GOLI I ANULUAR CAMARDA – VIDEO

Ai nuk është lojtari më i ri ndonjëherë që ka bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, pasi Youssufa Moukoko i Borussia Dortmund ende mban rekordin. Gjermani u pagëzua në turne në moshën 16-vjeçare në 18 ditë.

Debutuesit më të rinj në Champions

Youssoufa Moukoko – debutimi më 8 dhjetor 2020 në moshën 16 vjeç e 18 ditë me Borussia Dortmund
Lamine Yamal – debutimi më 19 shtator 2023 në moshën 16 vjeç e 68 ditë me Barcelonën
Celestine Babayaro – debutimi më 23 nëntor 1994 në 16 vjeç e 86 ditë me Anderlecht
Rayan Cherki – debutimi më 27 nëntor 2019 në 16 vjeç e 102 ditë me Lyon
Alen Halilovic – debutimi më 24 tetor 2012 në moshën 16 vjeç e 128 ditë me Dinamon e Zagrebit
Youri Tielemans – debutimi më 2 tetor 2013 në moshën 16 vjeç e 148 ditë me Anderlecht

GOLI I PULISIC – VIDEO

KARTONI I KUQ – VIDEO

GOLI I REIJNDERS – VIDEO

GOLI I REIJNDERS – VIDEO

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit