Ivana Icardi sërish beqare, zbulohen arsyeja e ndarjes nga burri

12 Janar 2022
8:38
Alfred Lleshi
back button

Ivana Icardi është ndarë nga partneri i saj, Hugo Sierra. Ndarja vjen më pak se gjashtë muaj pas ardhjes në jetë të vogëlushes Giorgia. Vajza lindi nga lidhja mes motrës së Mauro Icardit dhe Sierra, i njohur gjatë programit “Superviventes”.

Duket se ka qenë gjendja e re e prindërve, ajo që ka bërë që çifti të dridhet. “Të dy ishim të ngopur, nuk mund të vazhdonim kështu”, – ka zbuluar motra e Icardi, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Çifti sqaron se i kanë dhënë vetes një pushim reflektimi, por sipas “TeleCinco”, ndarja konsiderohet përfundimtare. Tradhtia e ish-sulmuesit të Interit me China Suarez është konsumuar prej disa kohësh, teksa Ivana nuk pranoi të komentojë skandalin e vëllait të saj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit