“Ja çfarë do të ndodhë në ndeshjet e ardhshme”, Carvajal paralajmëron Barcelona-n

14 Shtator 2024
14:28
Denis Hakanaj
back button

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka paralajmëruar Barcelonan, e cila aktualisht kryeson renditjen e La Ligas.

Blaugranët aktualisht janë në krye të tabelës me 12 pikë nga katër ndeshjet e para të sezonit.

Pavarësisht nënshkrimit të Kylian Mbappe, Madridi ka marrë vetëm tetë pikë nga katër ndeshje e para, duke barazuar dy ndeshje dhe duke fituar dy.

Ndërsa Barcelona qëndron katër pikë përpara, Dani Carvajal beson se ata do të humbasin terren së shpejti. Mbrojtësi i Real Madrid tha për Football Espana:

“Ne kemi luajtur katër ndeshje, kjo është një maratonë, dhe kalendari është duke u bërë më ngjeshur tani. Ndeshjet e ardhshme janë kërkuese dhe ato me siguri do të heqin një ose dy pikë”.

Real Madridi do të përballet me Real Sociedad në transfertë mbrëmjen e sotme.

Barcelona do të luajë nesër në fushën e Girona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit