Ja çfarë kishin vendosur në stadium fansat e Bryant pas lajmit të tragjedisë

5 Shkurt 2020
13:27
Telesport
back button

Pas 10 ditësh nga tragjedia ajrore me helikopter, ku humbën jetën 9 persona e mes tyre edhe legjenda Kobe Bryant me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, punonjësit e stadiumit “Staples Center” në Los Anxhelos kanë pastruar zonën e rezervuar për homazhe. Zona dedikuar fansave të Bryant dhe jo vetëm është kthyer në një zonë pelegrinazhi, ku ata luteshin për largimin e parakohshëm të idhullit të tyre.

Vanessa Bryant, bashkëshortja e Kobe Bryant, kishte kërkuar që gjithçka që fansat kishin lënë në atë zonë të paketohej dhe t’i dërgohej asaj në shtëpi. Pas pastrimit (u krye në orët e para të mëngjesit), punonjësit e stadiumit ku Lakers luajnë ndeshjet e tyre treguan se fansat kishin lënë 1.300 topa basketbolli, 5 mijë postera dhe kartona me dedikim ndaj Kobe (në çdo gjuhë të botës), janë ndezur mbi 25 mijë qirinj, 500 pellusha lodër, 350 shalle të Lakers etj.

Të gjitha dedikimet e lëna në stadium për Kobe Bryant do të dhurohen për bamirësi për personat në nevojë, pasi kjo ka qenë edhe dëshira e Vanessa Bryant. Ndërkohë që çdo ditë fansat e Kobe Bryant vizitojnë stadiumin dhe ndezin qirinj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit