“Ja çfarë më kërkon Deschamps”, Thuram: Një lojtari dua t’i vjedh çdo sekret

15 Qershor 2024
17:16
Denis Hakanaj
back button

I intervistuar para debutimit të Francës kundër Austrisë (ora 21:00) edhe dy ditë larg, sulmuesi i Interit, Marcus Thuram foli për L’Equipe në lidhje me kombëtaren, rrugën e parashikuar për Kampionatin Europian në Gjermani, kërkesat e trajnerit për sa i përket pozicionit në fushë.

Me një koment pak ironik për daljen e Giroud nga kombëtarja franceze pas këtij kompeticioni.

– Çfarë ju mungon për të lënë gjurmë me Francën?

“Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Po filloj të bëj një punë të mirë në ekipin francez”.

– Çfarë ju kërkon Deschamps për sa i përket sulmit?

“Ai më kërkon të jem i lirë, të marr pjesë në sulm siç e shoh të arsyeshme, siç e kërkon loja, dhe të kombinoj me Dembele dhe Mbappe”.

– A ju pëlqen ky pozicion i ri si sulmues i majtë?

“Po, sigurisht, për sa kohë që jam në fushë më pëlqen. Kur je në ekipin e Francës, e vendos veten në shërbim të skuadrës. Në shërbim të grupit”.

– Olivier Giroud shpjegoi të premten se ai luajti një rol si transmetues. Çfarë raporti keni me të?

“Kam një admirim të madh për lojtarin. Kur isha në Clairefontaine, e pashë të shënonte gola në Ligue 1 franceze dhe kupat e Europës. Është një nder të punosh pranë tij çdo ditë.

“Po e shfrytëzoj këtë rast para se të largohet. Po mundohem t’i vjedh të gjitha sekretet. Ai nuk është shumë i kënaqur. Por kam një muaj për ta bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit