“Ja gjëja e parë që do të bëj pasi të përfundoj karantinën”

26 Janar 2021
10:01
Telesport
back button

Të gjithë tenistët që kanë mbërritur në Melburn për të marrë pjesë në grand slam të Australian Open ndodhen në karantinën e detyrueshme 2-javore. Nga ky rregull nuk ka bërë përjashtim askush.

Për numrin 1 në botë për meshkuj, serbin Novak Djokovic, karantina përfundon ditën e premte. “Gjëja e parë që do të bëj të premten në mëngjes, pasi të përfundojë karantina, do të jetë një vrap në park”, tha Djokovic.

Do të vrapoj për një orë. Më mungon shumë fakti i të qënurit i lirë dhe të eci në ajër të pastër”, tha serbi që pranon se ka patur kushte më të mira akomodimi se shumë tenistë të tjerë, që nuk kanë patur as ballkon në hotelet e tyre.

Për mua ishte një përvojë e jashtëzakonshme të qëndroja në karantinë. Askush nuk ka dëshirë të qëndrojë mbyllur në dhomë për 24 orë, për 14 ditë, por e pranoj që kam patur më shumë fat se tenistët e tjerë”, tha Djokovic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit