“Ja ku duhet të përmirësohemi me Kroacinë”, Gjimshiti: Më befasoi ajo që ndodhi me Hysajn

18 Qershor 2024
17:32
Denis Hakanaj
back button

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka folur në prag të sfidës me Kroacinë në një intervistë të dhënë për emisionin Eurozone të televizionit Klan.

Humbja me Italinë dhe Kroacia: “Nëse duam të kalojmë grupin duhet të fitojmë me Kroacinë, por nëse shikon kundërshtarin, atëherë nuk do të jetë e lehte.

“Me Italinë prisnim të gjithë më shumë, por ajo që kemi bërë në fushë nuk ka qenë e mjaftueshme. Do të provojmë të bëjmë më mirë nesër.

Ku duhet të përmirësohemi: “Kroacia ka shumë elementë të mirë, por duhet të përmirësojmë minutat e para, nuk duhet humbur përqendrimi siç ndodhi me Italinë pas golit të shënuar.

Situata me Elseid Hysaj: “Kanë folur shumë keq për të, por Hysaj nuk do ta ketë problem. Jam befasuar nga gjërat që kam lexuar në rrjetet sociale kundër tij.

“Ne jemi shqiptarë dhe jemi të bashkuar. Kombëtarja të jep emocione. Ajo që i ka ndodhur atij, nuk duhet të ndodhë. T’i kritikojmë lojtarët, por jo t’i shajmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit