“Ja kush zëvendëson Morata-n”, Fonseca para Parma-s: Me një gjë s’jam kurrë i kënaqur

23 Gusht 2024
15:27
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Milan-it, Fonseca, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që kuqezinjtë do të luajnë nesër kundër Parma-s në “Tardini” (ore 18.30).

Trajneri i kuqezinjve ka folur për merkaton:

“Unë nuk jam kurrë i kënaqur, skuadrat janë gjithmonë produkte të papërfunduara. Klubi ka bërë një punë të mirë, por mendoj se për një skuadër si Milan-i merkato nuk është kurrë e mbyllur, mundësi ka gjithmonë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund”.

Me mungesën e Morata-s për shkak dëmtimi, trajneri ka zbuluar se kush do të luajë në sulm nga minuta e parë:

“Kundër Parma-s do të luajë Okafor, mendoj se do të jetë një ndeshje ndryshe. Duam të bëjmë presing të lartë ndryshe nga sa kemi bërë kundër Torino-s; dhe Okafor ka dhënë përgjigje të mira gjatë javës në lidhje me këtë. Jovic do të jetë i dobishëm në vazhdim të ndeshjes”.

Për Pavlovic: “Pavlovic nga minuta e parë është një mundësi”. Për Fofana dhe Emerson vazhdohet me ngadalë: “Fofana dhe Emerson kanë ardhur më mbrapa, për më tepër duhet akoma të kuptojnë lojën tonë dhe kanë nevojë për pak më shumë kohë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit