Ja lista e skuadrave e pilotëve të Botërorit 2019, Force India ndryshon emër

1 Dhjetor 2018
17:03
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka bërë pubklike sot pasdite listën e skuadrave që do të garojnë në Botërorin 2019 të Formula 1. Ashtu sikurse edhe vjet, do të jenë 10 skuadra në garë për titullin kampion dhe 20 pilotë që do të jenë në startin e çdo gare.

Skuadra e Force India ka ndryshuar emër dhe nga viti tjetër do të quhet Racing Point F1, ndërsa Ferrari do të ketë edhe prapashtesën “Mission Winnw”. Nuk është përcaktuar vetëm numri që do të mbajë piloti debutues i makinësToro Rosso, Alexander Albon.

Ja ista e skuadrave dhe numrat që pilotët do të mbajnë në makinat e tyre:

1-Mercedes-Amg Petronas Motorsport: Lewis Hamilton (44), Valtteri Bottas (77)

2-Scuderia Ferrari Mission Winnow: Sebastian Vettel (5), Charles Leclerc (16)

3-Aston Martin Red Bull Racing: Pierre Gasly (10), Max Verstappen (33)

4-Renault Sport Racing Limited: Daniel Ricciardo (3), Nico Hulkenberg (27)

5-Rich Energy Haas F1 Team: Romain Grosjean (8), Kevin Magnussen (20)

6-McLaren F1 Team: Lando Norris (4), Carlos Sainz (55)

7-Racing Point F1 Team: Sergio Perez (11), Lance Stroll (18)

8-Alfa Romeo Sauber F1 Team: Kimi Raikkonen (7), Antonio Giovinazzi (99)

9-Red Bull Toro Rosso Honda: Daniil Kvyat (26), Alexander Albon (*)

10-Williams Racing: George Russell (63), Robert Kubica (88)

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit