“Ja ndryshimi mes Bayern dhe Juves”, De Ligt thumbon bardhezinjtë dhe i “bën gropën” De Vrij

20 Shtator 2022
17:37
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich nuk po kalon një moment shumë të mirë në Bundesliga, por holandezi De Ligt duket se ka akoma dëshirë të kritikojë ish-Juventus-in e tij.

Në një intervistë për median holandeze Nos, mbrojtësi ka thënë: “Juventus është një skuadër shumë e mirë, mendoj vetëm se Bayern Munich ka gjithçka për sa i takon lojtarëve dhe ambicieve për ta fituar Champions-in. Kam pasur ndjesinë se tek Juventus nuk ishte kështu”.

Në lidhje me Holandën: “Bayern është më afër filozofisë së trajnerit Van Gaal”. Domethënë, nëse do të duhet të bëhet një zgjedhje mes tij dhe De Vrij për Botërorin, De Ligt e ka dhënë mesazhin e tij hapur.

Megjithatë, në Bavari, De Ligt nuk ka luajtur shpesh si titullar në këtë fillim sezoni: “Nuk jam aspak i shqetësuar. Kam luajtur pak në tri ndeshjet e para sepse e kam nisur vonë stërvitjen. Kjo është ajo që ma kanë thënë javën e parë”.

Situata ka ardhur duke u përmirësuar: “Kam luajtur në të gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit. Kështu që jam shumë i kënaqur për aktivizimin tim dhe si kanë shkuar dy muajt e parë”.

Përsëri thumbime për Juven: “Për mua ka qenë një përmirësim kalimi te Bayern për sa i takon skuadrës. Te bardhezinjtë jam argëtuar shumë, por kam ndier se kishte ardhur momenti për një sfidë të re”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit