Ja prova e parë, De Jong del më i zoti se Griezmann… te Barcelona

15 Korrik 2019
14:39
Alfred Lleshi
back button

Frenkie de Jong (21 vjeç) do të vazhdojë të mbajë numrin 21 në fanellë te Barcelona, pikërisht atë që donte dhe e ka përfaqësuar me sukses të madh tek Ajax. Mesfushori holandez u prezantua para dy javësh pa numër, edhe pse në rrjetet e tij sociale tashmë shfaqet… @ DeJongFrenkie21. Deri më sot, numri 21 nuk ishte stampuar në fanellën e tij. Ai i përkiste Carles Aleñá, sezonin e kaluar.

De Jong, duke vepruar me maturi dhe standardet themelore të mirësjelljes dhe përuljes, foli vetë me Alena, pasi kërkoi nga Barcelona numrin 21. Dy të rinjtë ranë dakord që ky numër të stampohet në shpinën e fanellës së mesfushorit holandez. Në fund, komunikimi i mirë mes të dy lojtarëve dhe bujarisë së klubit për holandezin, që nuk e pengoi ndryshimin e “pronësisë” së numrit, ka bërë që De Jong të përmbushte një nga dëshirat e tij të para si lojtar blaugrana. 

Kjo gjë është konfirmuar për “Mundo Deportivo” nga njerëz pranë dy lojtarëve. Tani mbetet për të parë se çfarë numrin do të mbajë Alena. Në ditët e ardhshme do të vendoset kjo, bazuar në numrat e mbetur të lirë te Barcelona, si 16, 19 dhe 24. Holandezi ngulmoi dhe mori atë që deshi, “21”, ndryshe nga francezi Griezmann, që preferoi të mos ngulte këmbë për të pasur “7” edhe te Barcelona, si në kombëtaren e Francës dhe Atletico Madrid.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit