“Ja pse Haaland nuk mund të ndalet”, sulmuesi i rivalëve të City-t: Dua të bëhem si ai

27 Korrik 2024
11:08
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Bournemouth, Antoine Semenyo, i ka thurur elozhe yllit të Manchester City-t, Erling Haaland, duke thënë se është sulmuesi që do të dëshironte të imitonte në Premier League.

Norvegjezi fitoi Këpucën e Artë të dytë radhazi në Premier sezonin e kaluar pasi shënoi 27 gola në 31 ndeshje.

Semenyo, i cili shënoi tetë gola në 36 paraqitje për Bournemouth në të gjitha ndeshjet sezonin e kaluar, tha për “Earn Your Stripes”:

“Ai njeri (Haaland) është i gjatë… i fortë, i shpejtë, ai mund të finalizojë. Ai ka gjithçka që i duhet një sulmuesi. Hija që ai ka… nëse është në fushë dhe nëse nuk e mbulon… Ai do të shënojë.

“Të gjithë përpiqen ta markojnë atë dhe edhe nëse e bën, ai përsëri shënon. Më kujtohet se e shikoja… ky është lloji i sulmuesit që dua të jem”.

Norvegjezi gjithashtu iu bashkua Harry Kane në listën e lojtarëve që kanë shënuar gola kundër çdo klubi të Premier League me të cilin janë përballur. Ai e arriti këtë sukses pasi shënoi kundër Brentford në shkurt 2024.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit