“Ja pse humbëm ndaj Spanjës”, deklarata befasuese e Spalletti-t: Kështu bëhet e vështirë

21 Qershor 2024
11:35
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti fajësoi aftësinë fizike për humbjen e në Euro 2024 kundër Spanjës.

Kampionët në fuqi u mundën 1-0 mbrëmjen e së enjtes.

Spalletti tha pas ndeshjes: “Dallimin e bëri freskia, ata ishin shumë më të freskët se ne.

“Çelësi i problemit është gjithmonë i njëjti, ne nuk ishim në nivelin e duhur fizik, ata ishin më të freskët dhe na krijuan probleme për shpejtësinë e zgjedhjeve.

“Kur luajtëm me tre ose katër lojtarë më të freskët, ne ishim në gjendje të ishim më intensivë, duke krijuar lëvizje që mund të na kishin çuar në barazimin, por ata ishin shumë më të fortë se ne dhe fituan me meritë”.

Italisë tani i duhet një rezultat kundër Kroacisë për të kaluar në 1/8-at.

Spalletti shtoi: “Do të varet nga mënyra se si do të arrijmë atje, bazuar në zgjedhjet që kemi: nëse nuk kemi zgjedhje, bëhet e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit