“Ja pse s’luftojmë dot me City dhe Arsenal”, Maresca: Unë mund të kontrolloj vetëm një gjë

5 Tetor 2024
15:08
Denis Hakanaj
back button

“Unë nuk mendoj se mund të luftojmë me Manchester Cityn dhe Arsenalin”.

Enzo Maresca ka hequr pak presion nga skuadra e Chelsea në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes së radhës në Premier League kundër Nottingham Forest.

“Qytetarët dhe Topçinjtë kanë nëntë dhe pesë vjet që punojnë me të njëjtin trajner. Nëse duam t’i rivalizojmë, na duhet kjo kohë, është një ndryshim i madh.

“Objektivi është përmirësimi dhe ngushtimi i diferencave hap pas hapi, por për momentin nuk jemi gati. Sa më gjatë të qëndrojmë bashkë, aq më mirë është”, deklaroi trajneri i ri i bluve.

Pas disa revolucioneve, në fushë dhe në stol, këtë verë Chelsea u mbështet tek trajneri i ri italian për të inauguruar një cikël të ri.

“Në dy muajt e parë pati shumë zhurmë rreth klubit, por shpresoj që të vazhdojmë në këtë rrugë.

“Nuk kam qenë këtu vitin e kaluar, e vetmja gjë që mund të them është se që kur kam qenë këtu më pëlqen të jem i fokusuar.

“E vetmja gjë që mund të kontrolloj është fusha, nuk mund të kontrolloj gjithçka tjetër dhe nuk më intereson”, shpjegoi Maresca.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit