Ja pse Victoria dhe David Beckham nuk mund të bëjë paqe me Meghan Markle

9 Shtator 2024
12:29
Alfred Lleshi
back button

Victoria Beckham dhe Meghan Markle janë mikesha prej disa kohësh, edhe pse sipas thashethemeve, gruaja e Princit Harry ka pasur gjithmonë njëfarë xhelozie ndaj ish-këngëtares së “Spice Girls”. Pas një periudhe largësie, duket se tashmë ish-aktorja synon të rifitojë besimin e gruas së David Beckham.

Për këtë arsye, në udhëtimin e saj të fundit në Kolumbi me bashkëshortin e saj, ajo kishte veshur një pjesë nga linja e modës “Victoria”. Sidoqoftë, kjo e fundit, bashkë me ish-futbollistin, nuk ka ndërmend të afrohet më shumë.

Sipas disa burimeve, Victoria dhe David Beckham kanë një arsye të papërshtatshme që i pengon të afrohen më shumë me Harry dhe Meghan. Një burim i brendshëm shpjegoi se Harry dhe Meghan nuk duan të “rrezikojnë” miqësinë e tyre me Princin William dhe Kate Middleton, duan të mbeten në “anën e mirë” të kësaj grindjeje familjare, që vë kundër njëri-tjetrit dy fëmijët e mbretit Charles.

Kësisoji, fakti që Meghan kishte veshur një këmishë mëndafshi nga koleksioni i Victoria ishte një gjest shumë i vetëdijshëm për të rivendosur miqësinë e tyre. Victorias i pëlqen gjithmonë ta publikojë në rrjetet sociale kur një personazh i famshëm vesh rrobat e saj, por këtë herë ishte e vështirë, sepse ajo dhe David janë miq të mirë të Kate dhe William.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit