Ja shuma marramendëse që do të arkëtojnë Joshua e Fury nga dueli i 14 gushtit

17 Maj 2021
11:28
Telesport
back button

Boksierët Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të arkëtojnë secili nga 75 milionë dollarë në duelin e madh të 14 gusht, që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Kjo sfidë do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite.

Vendi organizator i kësaj sfide ka ofruar 155 milionë dollarë për këtë sfidë, për të dy boksierët. Sipas marrëveshjes, në sfidën e parë, të dy boksierët do të ndajnë në mënyrë të barabartë fitimin (50-50), ndërsa në të dytën, të ardhurat do të ndahen 60-40 në favor të fituesit të sfidës së parë.

Kjo përballje do të jetë PPV (pay per view-paguaj për të parë) dhe pritet të gjenerojë shumë shitje, çka do ta çojë në 100 milionë dollarë fitimin e secilit boksier. Nga shuma 155 milionë e ofruar nga organizatorët, pritet që 5 milionë dollarë të shkojnë për shpenzime të ndryshme për organizimin e duelit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit