Ja si ndryshon renditja e tenistëve pas US Open

13 Shtator 2019
9:07
Telesport
back button

Renditja e tenistëve pas grand slam të US Open nuk ka pësuar ndryshime të mëdha në renditje. Novak Djokovic për meshkuj dhe Ashleigh Barty për femra qëndrojnë në krye edhe pse tashmë diferenca me rivalët është ngushtuar ndjeshëm.

Nadal, pas triumfit në Nju Jork, tashmë ndodhet vetëm 600 pikë pas serbit. Në vend të tretë qëndron Federer, ndërkohë që në “top-5” ka hyrë rusi Medvedev, finalist i US Open.

Te femrat, australiania Barty ruan kreun, por me më pak se 400 pikë avantazg ndaj çekes Karolina Pliskova. Në vend të tretë ngjitet tenistja ukrainase Svitolina dhe në “top-5” ndodhet prë herë të parë Bianca Andreescu, fitues e US Open.

“Top-5” Meshkuj

1.Novak Djokovic, 9.865 pikë

2.Rafael Nadal, 9.225 pikë

3.Roger Federer, 7.130 pikë

4.Daniil Medvedev, 5.235 pikë

5.Dominic Thiem, 4.575 pikë

“Top-5” Femra

1.Ashleigh Barty, 6.501 pikë

2.Karolina Pliskova, 6.125 pikë

3.Elina Svitolina, 5.032 pikë

4.Naomi Osaka, 4.846 pikë

5.Bianca Andreescu, 4.835 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit