Ja vendimi raund për raund i gjyqtarëve, Fury akuza: Fitova shumicën, u ndikuan nga simpatia prej luftës në Ukrainë

21 Maj 2024
7:01
Telesport
back button

Unë besoj se e fitova atë duel”. Është kjo deklarata e dhënë nga boksieri britanik Tyson Fury, që ndjen keqardhje për humbjen e tij të parë në karrierë. Ai u mund me vendim shumice, ky dy gjyqtarë i dhanë fitoren Oleksandr Usyk dhe një britanikut.

Fury, analizon kështu vendimin e gjyqtarëve: “Unë besoj se ai fitoi disa raunde, por unë fitova shumicën e tyre dhe besoj se ky ishte një nga ato duele, ku çfarëdo mund të bësh vendosin gjyqtarët”.

Ne të dy bëmë një betejë të mirë në ring, më e mira që mund të bënim. Mendoj se vendimi për t’i dhënë atij fitoren u ndikua nga simpatia që i ka dhënë bota vendit të tij të shkatërruar nga lufta”, tha Tyson Fury.

Ndaj, mos bëni gabim, unë e fitova atë luftë sipas mendimit tim dhe do të kthehem. Kam një klauzolë të revanshit”, tha Fury. Çështjen e revanshit deri në fund të këtij viti e konfirmoi edhe promotori i tij Frank Warren.

Kjo është ajo që dëshiron Tyson. Klauzola në kontratë thotë për “rindeshje të menjëhershme”, ndaj do ta konfirmojmë atë klauzolë”, tha Warren. Ndërkohë që, vetë Usyk deklaroi se është për një sfidë të dytë ndaj Fury.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit