Jakic mban premtimin: të eliminohej Barcelona në Europë për… Modric

16 Prill 2022
18:45
Denis Hakanaj
back button

Befasi në Camp Nou të enjten në mbrëmje. Dhe jo vetëm për numrin  e  madh të tifozëve të Frankfurt-it të pranishëm në stadium. Por veçanërisht për rezultatin e ndeshjes me Barcelona-n, me gjermanët që kanë eliminuar blaugranat nga Europa.

Një rezultat shumë i rëndësishëm dhe që e lejon Kristijan Jakic, futbollist i ekipit të Bundesliga-s, që të mbajë premtimin e bërë Luka Modric-it.

Po, sepse në këto orë është zbuluar një prapaskenë kurioze që ka lidhje me dy futbollistë kroatë. Lojtari i Eintracht-it duket se ka marrë një stimul më shumë nga kapiteni i Kroacisë, i cili është edhe një rival historik i Barcelona-s.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë Kristijan Jakic, i cili ka thënë në një intervistë të dhënë për Sportske Novosti: “Pse Modric më ka shkruar ‘premtim i mbajtur në Isntagram’? Para ndeshjes së kthimit me Barçën kam folur me të dhe më ka thënë se duhej ta mposhtnim Barcelona-n.

“Unë i jam përgjigjur: ‘Mirë kapiten, ta premtoj’. Ja pse Luka më ka shkruar më pas ‘Bravo, premtimi u mbajt”, ka thënë lojtari i Eintracht Frankfurt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit