“Jam dashuruar me Milanin, e kam ëndërr”. Djali i Van Bommel ka një sinjal për klubin kuqezi

16 Tetor 2024
17:36
Telesport
back button

Mark van Bommel ka luajtur shumë pak te Milani, por i kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje për t’u dashuruar me klubin kuqezi. Ai ende mbahet mend për pasionin dhe përkushtimin që ka treguar në Milano.

I biri, Ruben van Bommel, duket se ka marrë shumë nga “nervi” i ish-mesfushorit. Plani i tij në karrierë është që një ditë të luajë për “Djallin”.

Lojtari i AZ Alkmaar së fundmi ka deklaruar se transferimin te Milani e ka ëndërr dhe këtë e ka thënë me shumë krenari.

“Kam jetuar për një vit e gjysmë në Milano. Isha fëmijë dhe që atëherë jam dashuruar me klubin. Shohim nëse i kam kam cilësitë për ta bërë këtë kapërcim. Do të bëj gjithçka për t’ia arritur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit