“Jam gati ta paketoj Leao-n për këtë shumë”, presidenti i Milan-it: Tani na duhet një lojtar

1 Qershor 2024
21:00
Denis Hakanaj
back button

Paolo Scaroni, presidenti i Milan-it, wshtw kapur nga “Agenzia Dire” teksa i pwrgjigjej njw tifozi gjatë ceremonisë tradicionale me Presidentin e Republikës së Italisë Sergio Mattarella për festën e 2 qershorit:

“Leao? Nëse na japin 150 milionë, unë do ta paketoj. Tani prioriteti është qendërsulmuesi”.

Ditët e fundit presidenti kuqezi ka përshëndetur trajnerin Stefano Pioli-n:

“Gjatë sezonit kam thënë gjithmonë se Pioli po bënte mirë dhe e them edhe tani.

“Ne duhet të kujtojmë atë që Stefano bëri për ne, ai na riktheu gëzimin e fitimit të një kampionati dhe të luajmë në një gjysmëfinale të Champions League.

“Ne i jemi shumë mirënjohës trajnerit, por mbi të gjitha personit që është Stefano Pioli”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit