“Jam gati të martohem me ty”; Shakira merr një deklaratë dashurie në derën e shtëpisë së saj

21 Qershor 2022
12:29
Alfred Lleshi
back button

Shakira merr një deklaratë dashurie në derën e shtëpisë së saj. Shtëpia e familjes së këngëtares dhe futbollistit të Barcelonës ka gdhirë me disa grafite të pikturuara në rrugë, ku mund të lexoni një sërë frazash në anglisht, në favor të kolumbianes.

“Të dua bukuroshe”, “Vij këtu për ty dashuria ime” dhe “Jam gati të martohem me ty dhe të të mbështes”; janë disa nga mesazhet e shkruara para shtëpisë ku jeton ylli i pop-it, e cila njoftoi ndarjen nga Pique para disa ditëve, për shkak të tradhtisë së qendërmbrojtësit blaugrana.

Ndërkohë. në Spanjë vijon të “hetohet” mediatikisht fundi i lidhjes mes Shakirës dhe Gerard Piqué. Thyerja mesa duket ka ardhur për shkak të disa tradhtive të lojtarit të Barcelonës. “Telecinco” ka kontaktuar Tonino Mebarak, vëllain e yllit të pop-it, duke u përpjekur të kuptojë gjendjen shpirtërore të 45-vjeçares.

“Si është motra ime? Ajo po kalon një divorc, gjërat e tjera vetëkuptohen, sidomos ato të anës emocionale e psikologjike”, – tha i vëllai. E përkthyer? Nuk është një kohë e lehtë për artisten.

Edhe pse nuk u bënë kurrë burrë e grua zyrtarisht (me dokumenta), Shakira dhe Pique tani duhet të gjejnë një marrëveshje për hir të fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, të cilët janë përkatësisht 9 dhe 6 vjeç.

Duket se Shakira është e vendosur të largohet nga Spanja dhe të kthehet në Miami, ku jetonte para se të takohej me mbrojtësin. Një opsion që nuk do ta pëlqente shumë Piqué, i cili nuk do të donte të ishte kaq larg fëmijëve të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit