“Jam gati të zëvendësoj Klopp te kampionët e Europës”

15 Nëntor 2019
12:25
Telesport
back button

Një ditë Jurgen Klopp nuk do të jetë më trajneri i Liverpool, ndaj në Angli është folur shpesh se cili mund të jetë pasuesi i tij. Gjithsesi, për klubin nuk mund të jetë shumë e vështirë të gjejë një zëvendësues të denjë, sidomos kur për të mbuluar këtë detyrë vetofrohet një legjendë e “reds” si Steven Gerrard.

Trajneri aktual i Rangers e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Liverpool, duke realizuar 120 gola në 504 ndeshje (sezonet 1998-2015). Për këtë arsye, ish-mesfushori është konsideruar si ikona e skuadrës së Liverpool.

Të drejtoj Liverpool? Sigurisht. Jam i motivuar shumë herë më tepër nëse më ofrohet kjo detyrë. Jam ambicioz si karakter, ndaj nuk marr një vendim pa u menduar mirë, por kur përmendet emri i ekipit tim të zemrës jam gati për çdo sakrificë. Ky është një klub që gjithnjë ka bërë histori”, tha Gerrard.

Gjithsesi, 39-vjeçari shprehet se aktualisht ëhstë i fokusuar te Rangers: “Gjithnjë përqendrohem te ndeshja e radhës, te fitorja e radhës. Këtë gjë e transmetoj kudo dhe gjithnjë në fushë. Po shijoj punën që bëj këtu në Skoci, më pas të shohim”, tha Gerrard.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit