“Jam i interesuar për Milan-in dhe Inter-in”, vjen deklarata e papritur nga Premier League

2 Maj 2021
10:13
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Leeds, Andrea Radrizzani, ka pranuar se po merr në konsideratë të blejë një klub italian.

Radrizzani ka zbuluar se është i interesuar për Milan-in dhe Inter-in.

“Po shikoj në Itali, ose një vend tjetër europian, dhe këtë herë dua një klub të madh. Jam i interesuar për Inter-in ose Milan-in. Të shohim se çfarë do të bëjë Suning”, ka thënë presidenti i Leeds për La Repubblica.

“Në anën tjetër të qytetit, Elliott i kanë përmirësuar ndjeshëm gjërat te Milan-i dhe kanë pranuar se do ta shesin klubin herët ose vonë”, ka shtuar Radrizzani.

“Janë tre klube në Europë që kanë mundësi të mëdha zhvillimi: dy milaneze dhe Atletico Madrid. Për momentin do t’i ndjek me kujdes dhe do të shijoj Leeds-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit