“Jam i mahnitur”, Arteta: Në fund ndodhi ajo që ndodh gjithmonë

31 Gusht 2024
16:40
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, ka shprehur gjithë pakënaqësinë e tij pas barazimit në shtëpi me Brighton.

Arteta nuk ka qenë dakord me kartonin e dytë të verdhë te marrë nga Declan Rice në fillimin e pjesës së dytë.

“Jam i mahnitur, i mahnitur me mungesën e konsistencës nga arbitrat”, ka thënë Arteta.

“Një shpjegim nga arbitri për kartonin e kuq? Jo, si gjithmonë”.

“Nëse këto vendime merren në mënyrë konsistente gjatë ndeshjes, atëherë nuk ka problem, por nuk ndodh.

“Në pjesën e parë kishte disa raste kur lojtarët e Brighton kanë larguar topin, por asgjë nuk ndodhi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit