“Jam i shkatërruar”, Smalling me mesazh për lamtumirën e detyruar nga Roma

4 Gusht 2020
15:08
Telesport
back button

Chris Smalling përshëndet Romën. Mbrojtësi anglez, i cili mbërriti te verdhekuqtë verën e kaluar, nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e fundit të Europa League me ekipin e Fonseca, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Manchester United për zgjatjen e huazimit. Përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, mbrojtësi anglez përshëndeti Dzeko & Co.

“Jam i shkatërruar që nuk kam mundur ta përfundoj atë që filluam këtë sezon. Ishte fantastike të provoja dashurinë që Roma më tregoi në një kohë kaq të shkurtër dhe kurrë nuk do ta harroj atë”

“Dua të falënderoj dhe uroj të gjithë lojtarët dhe stafin, duke i uruar fat kundër Sevilla. Daje Roma!”

Në sezonin e parë verdhekuq, Smalling zhvilloi 30 paraqitje, 3 gola dhe 2 asist në Serie A, plus 7 ndeshje të tjera në kupa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit