Çerekfinalja e Euro 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë u fitua 2-1 nga iberikët falë një goli të realizuar nga Mikel Merino në minutën e 119-të të ndeshjes. Një gol që bëri që një kombi tërë të shpërthejë në lot hidhërimi për eliminimin.
“Isha i vetëdijshëm që të shënosh një gol në minutën e fundit ishte fantastic. Tani, pasi kam kaluar tashmë shumë nga këto situata, nuk është një rutinë, por është diçka që është pjesë e përditshmërisë”, tha Mikel Merino para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Francës.
“Ky është futbolli, por jam i vetëdijshëm se është diçka shumë e rëndësishme dhe historike. Për të përjetësuar momentin, ju thoni “wow”. E gjithë kjo përsëri në minutën e fundit. Aty e kupton se është diçka që do të shënojë jetën tënde dhe do të mbetet përgjithmonë”, u shpreh më tej lojtari spanjoll.
Në një deklaratë për “Marca”, duke folur për golin e ndeshjes, ai tha: “Sapo Olmo hap topin, shoh ku janë qendërmbrojtësit, bëj një lëvizje pas shpinës së Rüdiger dhe qendrës. Mendova se do të më vinte, isha gati dhe më pas ishte vetëm instinkt”.
“Më vjen keq për Gjermaninë, ndoshta tifozët e saj më urrejnë për atë gol, pork y është sporti, është futbolli. Janë një ekip i mirë, na vunë në vështirësi por ne fitojmë dhe shohim përpara”, tha Mikel Merino.