​”Jam si një fëmijë në një dyqan lodrash”, Lewa: Falë Guardiola-s…

9 Gusht 2022
12:31
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për gazetarin polak Tomas Wlodarczyk, të meczyki.pl, e publikuar edhe nga Sport.es, Robert Lewandowski ka folur për ndjesitë e tij në lidhje me transferimin te Barcelona.

Në lidhje me emocionet e para te katalanasit dhe fitorja e Trofeut Gamper të dielën e kaluar, polaku ka thënë: “Ndihem si një fëmijë që hyn në një dyqan me lodra të reja.

“Ajo që ndiej në Barcelonë është gëzim i pastër dhe motivim për të nisur këtë kapitull të ri”, ka thënë sulmuesi polak. Në lidhje me arsyet që e kanë shtyrë të ndryshojë pas shumë viteve në Gjermani:

“Kisha nevojë për sfida të reja. Kam fituar shumë tituj në Mynih dhe e ndieja gjithmonë e më pak presionin. Më duhej një sfidë e re. Një shtysë. Një ndryshim ambienti”.

Dhe akoma: “Kam dashur gjithmonë të luajë në La Liga, të jetoja në Spanjë, të shikoja si është jeta këtu. 12 vite në Gjermani janë shumë. Kam arritur gjithçka atje.

“Nuk doja të dilja para pasqyrës dhe të mendoja për ato 12 vite duke i thënë vetes: ‘Pse nuk e provove?’ Do të kishte pasur shumë pyetje pa përgjigje”, ka pranuar Lewandowski.

Nuk kanë munguar edhe disa komente për Guardiola-n dhe futbollin e Barcelona-s: “Filozofia e Guardiola-s dhe stili i tij i menaxhimit të skuadrës është ai që ka patur te Barcelona dhe Bayern Munich.

“Xavi është shumë i ngjashëm me Guardiola-n. Ishin të dy numra ‘6’, kanë punuar bashkë. E mendojnë futbollin në të njëjtën mënyrë. Me atë që mbaj mend, Barça ishte i vetmi opsion për mua.

“Nuk kam folur me Guardiola-n para se të vija te Barcelona, por mendoj se kur isha më të te Bayern-i, për mua ka qenë një përgatitje e madhe për të ardhur një ditë këtu, edhe për gjuhën. Ishin të gjithë spanjollë në stafin teknik dhe në atë ekip kishte 8 lojtarë të kombëtares spanjolle”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit