James Harden “përbindësh” me Brooklyn, vendos rekordin historik

2 Mars 2021
11:12
Telesport
back button

Basketbollisti James Harden u largua nga Houston për të luajtur me Brooklyn Nets, aty ku paraqitja e “mjekrës” është e shkëlqyer. Në ndeshjen e luajtur sot ndaj San Antonio ai ishte magjik në fushë, duke realizuar një “triple bouble”, me 30 pikë, 14 pikë e 15 asist.

E veçanta e kësaj ndeshje është se ai realizoi një “triple double” pa humbur asnjë top, duke u bërë basketbollisti i parë në NBA që e realizon këtë gjë. Për Harden kjo është ndeshja e shtatë me Nets që realizoi një “triple double”.

Mësohuni me këto gjëra, me këtë paraqitje të Harden. Kur James luan ashtu sikurse ai di, e bën për të gjithë ne më të lehtë ndeshjen. Ndaj, ne dhe ju duhet të mësohemi me këto paraqitje të tij në parket dhe me faktin se ai mund të thyejë të tjera rekorde”, tha Kyrie Irving, shok skuadre me Harden.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit