“Janë ekipi më i mirë për momentin”, Matthaus: Më kujton Barçën e Messi-t, Xavi-t dhe Iniesta-s

27 Mars 2024
17:36
Denis Hakanaj
back button

Legjenda gjermane Lothar Matthaus ka folur për sezonin e jashtëzakonshëm të Bayer Leverkusen për Interwetten.

Ish-lojtari historik i Bayern Munichut përdori terma entuziastë për të përshkruar punën e “Aspirinave” të Xabi Alonso:

“Unë shikoj futbollin e tyre, shpejtësinë e tyre, qetësinë me topin në këmbë… Dhe thjesht e shijoj atë. Mund të flas për këtë për gjysmë ore.

“Më kujton Barcelonan e Iniesta, Xavi dhe Messi. Por është Bayer Leverkusen,” shpjegoi Matthaus.

“Për mua, për momentin, ata janë ekipi më i mirë i futbollit në botë.

“Nuk dua t’i krahasoj me Liverpoolin apo Manchester Cityn, por Leverkusen po luan futbollin më cilësor që kam parë gjatë gjithë sezonit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit