“Janë shumë të fortë”, Guardiola zgjedh fituesit e Euro 2024: Kanë gjithçka

4 Maj 2024
15:37
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, beson se Anglia është favotir për të fituar Euro 2024.

Tre Luanët u mundën në finale nga Italia katër në 2021-shin, humbën gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Kroacisë në 2018-ën dhe u mundën nga Franca në çerekfinalet e Botërorit në 2022-shin.

“Janë shumë të fortë. Nuk janë vetëm sulmuesit e talentuar, kanë gjithçka, i gjithë grupi dhe Southgate e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë”, ka thënë Guardiola.

“Kështu që besoj se janë shumë afër triumfit. Kanë humbur një finale në Europian dhe kanë arritur në një gjysmëfinale të Kupës së Botës. Janë buzë suksesit.

“Kur arrin në këto nivele çdo dy vite, do të ndodhë. E njëjta gjë ka ndodhur me Manchester City-n, kemi qenë shumë afër dhe në fund e fituam Champions League”.

Guardiola beson se pasioni i tifozëve anglezë për futbollin, që shpesh ka shtuar presionin ndaj lojtarëve gjatë kompeticioneve madhore, do të jetë një faktor ndihmues këtë herë.

“E shikoj reagimin kur luajnë Europianin ose Kupën e Botës, njerëzit çmenden në rrugë. Çmenden për ekipin kombëtar”, ka thënë Pep.

“Kjo tregon sa krenarë ndihen, për një futbollist, kjo është maksimumi, vendi yt është krenar për atë që bën për kombin tënd, dhe mënyra si po luan, duke arritur në fazat finale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit