Jannik Sinner triumfon në turneun Masters të Shanghai, mposht Novak Djokovic në finale

13 Tetor 2024
15:45
Telesport
back button

Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, triumfoi sot në turneun Masters të Shanghai, në Kinë. Në finale, ai mundi 2-0 (7-6, 6-3) numrin 5 në botë, serbin Novak Djokovic.

Një ndeshje me rivalitet kryesisht në setin e parë, vendosur në “tie break” në favor të italianit. Ky set ishte vendimtar më tej për fatet e finales, pasi në setin e dytë epërsia e Sinner ishte e madhe, duke e fituar pa shumë probleme atë dhe krejt ndeshjen.

Edhe Djokovic luajti mirë, bëri pak gabime, por përballë Sinner e pati të pamundur të fitojë, duke pranuar epërsinë e italianit. Për Sinner ky është trofeu nr.17 në karrierë, i shtati këtë vit, ku ka fituar edhe dy grand slam. 

Serbi synonte trofeun nr.100 në karrierë, por pa sukses, duke shtyrë kështu festën. Ndërsa Sinner, flaë këtij triumfi dhe eliminimit të spanjollit Carlos Alcaraz më herët në turne, ka siguruar matematikisht vendin e parë deri në fund të këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit