Jay-Z është gati të bëjë një investim spektakolar në botën e futbollit. Synimi i tij është blerja e një klubi në Premier League, kampionati më popullor në botë.
54-vjeçari nuk është vetëm një nga reperët më të njohur në glob, por edhe biznesmen i zoti. Asetet e tij aktualisht vlejnë 2 miliardë dollarë.
Sipas raportimeve të fundit në Angli dhe SHBA, miliarderi John Textor po bën të pamundur për të blerë klubin e Evertonit dhe Jay-Z pritet të jetë një nga bashkëpronarët e ftuar në biznes.
Biznesmeni 58-vjeçar ka kontaktuar disa partnerë për të mundësuar këtë mega-operacion dhe Jay-Z deri tani ka shprehur interes për t’u bërë pjesë e grupit të përbashkët investitor.