“Jemi krenarë për këtë Barcelonë”; mesazhi i Lewandowskit për tifozët dhe të ardhmen e tij

26 Maj 2025
12:35
Alfred Lleshi
back button

Robert Lewandowski e mbylli sezonin e tij të tretë te Barcelona në mënyrën më të mirë që di të bëjë; duke shënuar gola. Sulmuesi polak realizoi një dopietë ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e fundit, duke e përmbyllur sezonin me 27 gola në La Liga, 11 në Champions League, 3 në Kupën e Mbretit dhe një tjetër në Superkupën e Spanjës. Gjithsej 42 gola në 52 ndeshje sezonale, në moshën 36-vjeçare.

Pas ndeshjes, vetë polaku pati një mesazh për të gjithë tifozët. “Përshëndetje ‘culés’, si jeni? Duhet të them që jam shumë krenar për skuadrën. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur këtë sezon, besoj se edhe ju jeni shumë të kënaqur me atë që kemi bërë në fushë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Shihemi sezonin tjetër. Mirupafshim”, – u shpreh sulmuesi polak në një video të postuar në rrjetet sociale të klubit.

Me këtë mesazh, “Lewy” e bën të qartë se do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm. Statistikat e tij flasin vetë, ndaj klubi katalanas nuk ka ndonjë nxitim për t’i gjetur një zëvendësues. Për më tepër, Ferran Torres ka treguar rritje të dukshme dhe përbën një alternativë të besueshme për polakun, të cilin trajneri Hansi Flick pritet ta menaxhojë me më shumë rotacion sezonin tjetër.

https://x.com/i/status/1926771748768272577

Lajme të tjera

Lajmet e fundit