“Jemi kthyer aty ku na takon”, Szoboszlai: Ja ku ndryshon Slot me Klopp

25 Korrik 2024
12:36
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Liverpool, Dominik Szoboszlai pranon se trajneri i ri Arne Slot po sjell një stil të ndryshëm loje.

Kapiteni i Hungarisë thotë se ka dallime mes Slot dhe paraardhësit Jurgen Klopp.

Ai tha për liverpoolfc.com: “Është pak më ndryshe – stili i lojës, si luajmë, si jemi me topin dhe gjithashtu pa topin.

“Është mjaft intensive, por ne kemi shumë gjëra për të bërë dhe duhet të jemi intensivë edhe në sezon”.

Szoboszlai shtoi: “Gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Vitin e kaluar ne përfunduam të tretët në kampionat dhe fituam Kupën Carabao.

“Këtë vit, jemi kthyer në Champions League – aty ku na takon – dhe ne duam të tregojmë veten edhe atje. Ne do të luftojmë sërish për titullin në Premier League.

“Ndihem shumë mirë, duke u përgatitur për sezonin e ri. Na presin ndeshje të mëdha, sezon i madh, sfida të reja, kështu që mendoj se të gjithë po përgatiten”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit