“Jemi një klub model në Europë”, Commisso thumbon Inter-in dhe Juven: Të tjerët nuk i respektojnë rregullat

4 Qershor 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

Pasi ka lënë pas zhgënjimin e finales së Conference League të humbur në Athinë, Fiorentina është gati të hapë një rrugë të re.

Duke përshëndetur Italiano-n dhe duke shpallur Palladino-n si trajnerin e ri, presidenti Rocco Commisso bëri një bilanc të së ardhmes që e pret klubin me një letër të hapur të publikuar në kanalet zyrtare të klubit:

“Unë thashë se Fiorentina nuk do të rrezikonte kurrë falimentimin dhe edhe nëse disa klube të shquara vazhdojnë të mos respektojnë rregullat ekonomike që ekzistojnë në futboll, ne jemi marrë si shembull në Itali dhe Europë si klub model”.

Edhe pse nuk ka përmendur emra, duke qartë se është një thumbim ndaj Inter-it dhe Juventus-it.

“Rezultatet tona nuk vijnë rastësisht, por falë investimeve të rëndësishme dhe të vazhdueshme me vëmendje ndaj rregullave, por edhe programimit, planifikimit, zgjedhjes së njerëzve dhe sigurisht edhe disa gabimeve.

“Duam të vazhdojmë të rritemi dhe të rijetojmë emocionet e përjetuara deri më tani, duke festuar me tifozët tanë. Duam të vazhdojmë rrugëtimin në Europë, ta bëjmë Viola Park gjithnjë e më të rëndësishëm dhe mbi të gjitha të mirën e Fiorentina-s.

“I kujtoj të gjithëve që mora një Fiorentina që mbijetoi në javën e fundit të kampionatit dhe në pesë vjet arritëm në dy finale europiane, një të Kupës së Italisë dhe u kualifikuam në Europë për tre vjet rresht përveç ndërtimit të qendrës sportive”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit