Nga një Itali zhgënjyese në Euro 2024, në një skuadër që dominon dhe kryeson grupin në Nations League. Në vetëm pak muaj, situata te kombëtarja “Azzurre” ka ndryshuar tërësisht edhe pse është pothuajse i njëjti grup dhe i njëjti trajner.
Pas fitores 4-1 ndaj Izraelit, mjaft i kënaqur ka mbetur nga performanca mbrojtësi Riccardo Calafiori, që luan në Premier League me Arsenal. “Ne jemi një skuadër ndryshe nga ajo e Europianit”, tha Calafiori, protagonist me një autogol në humbjen 0-1 ndaj Spanjës në Europian.
“Kemi ndryshuar shumë si për nga qëndrimi ashtu edhe për organizimin në fushë. Për këtë mjafton të shihni rezultatet. Ne duhet të vazhdojmë kështu“, shtoi më tej Riccardo Calafiori per mediat.
Në fund, mbrojtësi Italian shtoi: “Tashmë e kemi harruar paraqitjen e keqe në Europian. Madje, e kemi zhfrytëzuar atë paraqitje negative në avantazhin tonë, për të bërë autokritikë dhe ndryshuar faqe”.