“Jemi pretendentë në Europian, do të vijojmë me këtë ritëm për të shkuar deri në fund”

17 Qershor 2024
8:46
Telesport
back button

Anglia e nisi mbarë aventurën e saj në Euro 2024 me një fitore 1-0 ndaj Serbisë. Ai që vendosi ishte mesfushori Jude Bellingham, që realizoi golin e fitores në pjesën e parë, pas një goditje me kokë në zonë.

Për pasojë, ylli i Real Madrid u votua edhe si MVP i ndeshjes. “Ishte një ndeshje e mirë. Serbia është një ekip i mirë dhe i fortë. Ishte e rëndësishme të përgatiteshim mirë dhe kështu ndodhi”, tha Bellingham për BBC.

Stafi ynë e përgatiti mirë ndeshjen dhe ne i njihnim lojtarët rivalë dhe rolet tona në fushë. Tani le të ruajmë standardet tona dhe të përballemi me kundërshtarin e radhës, pasi kemi nevojë për një tjetër fitore”, tha Bellingham.

Jemi një ekip pretendent dhe e dimë se cila është forca jonë. E rëndësishme ishte fitorja në këtë ndeshje të parë dhe ia dolëm mbanë. Tani është koha për të vijuar me këtë ritëm dhe të shkojmë deri në fund”, tha mesfushori anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit