Jerome Rothen dhe një zhgënjim me emrin Zidane: “Më tha ‘ngrihu, bir k…'”

28 Qershor 2022
17:09
Denis Hakanaj
back button

Futbolli di të rrëfejë shumë histori miqësie, edhe me protagonistëve që gjenden të luajnë në skuadra të ndryshme, madje edhe rivale.

Por ka nga ata që, ne momentin që fillon ndeshja, nuk do t’ia dijë për asnjeri dhe shikon edhe ata që ka një jetë që i njeh si një armik që duhet mposhtur me çdo mënyrë.

Dhe ky ka qenë rasti i Zinedine Zidane, ta paktën nga sa ka rrëfyer Jerome  Rothen. Francezi, ish-futbollisti i Monaco, PSG dhe kombëtares franceze, e njeh shumë mirë ish-trajnerin e Real Madrid, duke parë se ka luajtur me të në kombëtare.

Megjithatë mban mend akoma me pak zhgënjim atë që i ka ndodhur në 2004-ën, kur skuadra e drejtuar nga Deschamps në atë kohë ka eliminuar nga Champions League Real-in e Zizou.

MOMENT I ZI

Rothen e ka rrëfyer pak kohë më parë në një intervistë të thënë për RMC Sport, duke shpjeguar që ajo ditë mbetet e paharrueshme për më shumë se një arsye.

Fillimisht sepse duke eliminuar Real-in falë rregullit të golit në transfertë, Monaco është kualifikuar në gjysmëfinale, për të arritur më pas finalen e madhe, të humbur kundër Porto-s së Mourinho-s.

Por kryesisht sepse atë ditë Zizou nuk është sjellë aspak mirë. “Është një moment i zi i karrierës sime ajo që ka ndodhur me Zidane. Më tha ‘ngrihu, bir k…’. Njiheshim, luanim bashkë në kombëtare. Dhe në atë moment nuk e kam kuptuar atë që ka ndodhur, sepse kishim një marrëdhënie të mirë.

“Por po fitonim 3-1, po shkonim në gjysmëfinale, kam humbur kohë dhe Zidane kishte humbur topin. Ishte Real Madrid i Galacticos dhe po eliminonte Monaco-ja e vogël…”. Dhe Zizou e ka të vështirë ta pranojë humbjen.

ZHGËNJIM

Nga këtu ka ardhur zhgënjimi, që e ka çuar të fyejë një shok skuadre të kombëtares. Por për Rothen, sjellja e Topit të Artë 1998 mbetet e pajustifikuar.

“E kuptoj zhgënjimin dhe se ishte nervoz, por fjalë të tilla nuk i kam kuptuar kurrë, sepse isha një njeri që ai e njihte, me të cilin ishte stërvitur dhe me të cilin kishte luajtur në kombëtare.

“Nuk them se ishim miqtë më të mirë në botë, por një gjë të tillë nuk e kuptoj aspak”. Me pak fjalë, pas më shumë se 15 vitesh, Rothen është akoma i lënduar nga fyerjet e  Zidane. Nga ana tjetër, është edhe e vërtetë edhe s e ajo që ndodh në fushë duhet të qëndrojë aty.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit