Jesus dhuron spektakël me ndihmën e Xhakës, De Bruyne-Foden fundosin Bournemouth (Pamjet)

13 Gusht 2022
16:50
Denis Hakanaj
back button

Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve të orës 16 të javës së dytë të kampionatit anglez të futbollit dhe vetëm në 2 nga 5 ndeshjet që po luhen tani ka patur gola dhe emocione.

Manchester City ka hipotekuar tri pikët në 37 minutat e para kundër Borunemouth. Gudogan (18′), De Bruyne (31′) dhe Foden (37′) kanë shënuar për ekipin e Guardiola-s.

MAN CITY-BOURNEMOUTH GOLI I DEBRUYNE

Rezultati mund të kishte qenë më i thellë për kampionët në fuqi të Anglisë nëse Foden do të kishte pasuar për Haalad në minutën e dhjetë dhe mos të ishe treguar egosit. Norvegjezi ka qenë gjithsesi protagonist me asistin e dhënë për golin e parë.

MAN CITY-BOURNEMOUTH GOLI I FODEN

Gola dhe emocione edhe në ndeshjen mes Arsenal dhe Leicester, me 45 minutat e para që janë mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të londinezëve.

ARSENAL-LECIESTER GOLI I PARE I JESUS

Protagonisti i pjesës së parë ka qenë Gabriel Jesus, autor i një dygolëshi në harkun e 13 minutave. Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen me një goditje magjike në minutën e 23-të pas një asisti të marrë nga Xhaka.

ARSENAL-LEICESTER GOLI I DYTE I JESUS

Lajme të tjera

Lajmet e fundit