Jesus “shfryn dufin” me dopietë, Arsenali fiton me “manita” në transfertë

21 Dhjetor 2024
20:31
Alfred Lleshi
back button

Arsenali dominoi ndeshjen, çka duket qartë në rezultatin tenistin 5-1 në fushën e Crystal Palace. Mysafirët e drejtuar nga Milel Arteta treguan lojë sulmuese dhe organizim të fortë. Ata u treguan mjaft efikasë në shfrytëzimin e rasteve dhe krijuan presion të vazhdueshëm ndaj mbrojtjes kundërshtare.

Në pjesën e parë, Arsenali e Jesus, qysh në minutën e 6-të. Pas vetëm 5 minutash, Crystal Palace barazoi shifrat 1-1 me anë të Sarr, por barazpesha zgjati pak. “Topçinjtë” e gjetën sërish avantazhin në minutën e 14-të falë golit të Jesus, i cili bëri dopietë personale. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 3-1 për miqtë, teksa havertz shënoi në minutën e 38-të.

45 minutat e dyta nuk kishin shumë histori, sepse Arsenali nuk e “hoqi këmbën nga gazi” fare, duke shënuar edhe dy herë të tjera me: Martinelli 60’ dhe Rice 85’.  Me këtë sukses të pastër, skuadra e Artetës ngjitet në kuotën e 33 pikëve pas 17 javësh kampionat, i pozicionuar në vendin e tretë të Premier League.

Në këtë transfertë, Arsenali tregoi një paraqitje mbresëlënëse, duke shfaqur fuqinë e tij sulmuese dhe disiplinën taktike. Londinezët e morën kontrollin e lojës herët, duke shënuar 5 gola falë lëvizjeve të sakta sulmuese, ndërsa mesfusha e tyre diktoi ritmin e lojës. Crystal Palace arriti të shënojë një gol, por mbrojtja solide e Arsenalit kufizoi shanset e tyre.

Saktësia e “Topçinjve” para portës vendëse ishte evidente, pasi i shfrytëzuan efektivisht mundësitë e krijuara, me lojtarët kryesorë që u dalluan për të siguruar fitoren. Rezultati nxjerr në pah formën e fortë të Arsenalit dhe aftësinë e tij për ta përballuar presionin në ndeshjet jashtë fushe.

(KLIKO DHE SHIKO GOLAT E NDESHJES) – CRYSLAT PALACE-ARSENAL 1-5 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit