Jesus tallet me kundërshtarët dhe kalon Arsenal-in në avantazh (Pamjet)

1 Prill 2023
16:49
Denis Hakanaj
back button

Arsenal është shumë afër titullit në Premier League. Skuadra e Mikel Arteta-s kryeson renditjen me një avantazh prej tetë pikësh ndaj rivalëve të Manchester City-t, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Londinezët presin skuadrën e Leeds në javën e 29-të të kampionatit anglez dhe do të kërkojnë të marrin tri pikët e radhës për t’ju afruar akoma më shumë ëndrrës.

Nuk pritet të jetë një sfidë e vështirë për Arsenal-in, të paktën në letër, duke parë se Leeds është në vështirësi në këtë sezon dhe po lufton për të siguruar mbijetesën.

ARSENAL-LEEDS 1-0 – VIDEO

Sfida që po zhvillohet ne Emirates Stadium është zhbllokuar në minutën e 33-të. Kanë qenë vendasit ata që kanë zhbllokuar rezultatin me Gabriel Jesus.

Braziliani, i cili nuk shënonte që nga tetori i kaluar, ka fituar një penallti pasi ka dehur kundërshtarët me lëvizjet e tij në zonën e rreptësisë dhe më pas nuk ka gabuar nga pika e bardhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit