“Jo Juventus-it”, 23-vjeçari preferon kategorinë e dytë gjermane: “Ja pse”

3 Shkurt 2023
17:36
Denis Hakanaj
back button

“Doja të vija te Darmstadt dhe jam i lumtur që negociatat janë mbyllur me sukses. Kam pasur një ndjesi të mirë që nga fillimi dhe prej kohe ndjek ecurinë e skuadrës”.

Fjalët klasike që thuhen në konferencën për shtyp të prezantimit ato të thëna nga Filip Stojilkovic, sulmues 23-vjeçar zviceran i transferuar në Gjermani nga Sion-i në sesionin e merkatos së dimrit, i cili ka zbuluar se ka preferuar klubin e kategorisë së dytë gjermane para Juventus-it.

Futbollisti ka pranuar se është kërkuar nga bardhezinjtë dhe ka shpjeguar më pas arsyet e zgjedhjes së tij të pazakontë, që e kanë shtyrë të refuzojë një skuadër të madhe të futbollit europiane vetëm për të luajtur me vazhdimësi dhe për t’u ndier protagonist i një projekti.

“Juventus? Është e vërtetë, kishte diçka. Por mjaft me huazimet, – ka thënë Stojilkovic, -. Sigurisht do të kishte qenë një shpërblim, por në moshën time është e rëndësishme të kem një klub që të mbështet, jo që të transferhem vazhdimisht te klubet e tjerë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit