Jo vetëm afrime, Milan përgatit lamtumirën e dy mesfushorëve, synon të arkëtojë 70 milionë euro

5 Gusht 2024
11:25
Telesport
back button

Merkato e Milan këtë verë ka qenë më së shumti e fokusuar te ardhja e disa lojtarëve, duke kompletuar disa objektiva. Gjithsesi, për klubin kuqezi tani është koha e largimeve të disa lojtarëve që konsiderohen të tepërt.

Kuqezinjtë po përpiqen të mos ulin çmimin e klauzolës së transferimit të algjerianit Ismael Bennacer. Lojtari kërkohet në Arabi dhe nëse një klub vendos konkretisht të paguajë kjo pritet të sjellë rreth 50 milionë euro në arkën e kuqezinjve.

Arabia po shikon me vëmendje edhe një tjetër lojtar të Milan, francezi Yacine Adli, 24 paraqitje në kampionatin e kaluar. Klubi më i interesuar është Al-Shabab. Për Milan, ai vlen të paktën 15-20 milionë euro.

Dhe, nëse kërkesa plotësohet, atëherë mesfusha kuqezi mund të dalë kryesisht e rinovuar. Dy shitje, një hyrje e sigurt dhe një goditje e dytë që mund të materializohet në finalen e madhe të merkatos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit