Jo vetëm De Ligt, Juve mbyll një operacion të vogël me Lyonin

17 Korrik 2019
11:17
back button

E marta ishte dita e Mathijs de Ligt, i cili në mbrëmje zbarkoi në Torino dhe menjëherë Juve publikoi foto e video të tij, duke mos pritur mëngjesin e të mërkurës për spektakël mediatik.

Në një ditë me supertalentin e Ajaxit Juventusi bleu edhe një futbollist tjetër, krejtësisht të panjohur, nga Lyoni.

Bëhet fjalë për mesfushorin 20-vjeçar Hamza Rafia, i cili është blerë nga Lyon për 400.000 euro, duke u bashkuar me Juventusin U23, që drejtohet nga Fabio Pecchia.

Zyrtarizimin e ka bërë vetë Lyoni, që ka shpjeguar se futbollisti i Lionit B është transferuar te Juve, por Lyon mban 20% të kartonit për transferimin e ardhshëm, si dhe do të marrë deri në 5 milionë euro në bonuse, nëse Rafia do të bashkohet me ekipin e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit