Jo vetëm Dybala, Inter do edhe talentin shqiptar dhe yllin e Roma-s

25 Maj 2022
18:23
Denis Hakanaj
back button

Të dielën e kaluar, Beppe Marotta ka folur për një vëmendje të madhe nga ana e Inter-it ndaj mundësive me kosto zero që ofron merkato e futbollit.

Në realitet, zikaltrit po punojnë prej një muaji për Paulo Dybala, i cili i ka refuzuar të gjithë ofertat që i kanë ardhur për të pritur Inter-in.

Dhe milanezët kanë një avantazh të madh ndaj klubeve të shumtë që janë interesuar për sulmuesin argjentinas, i cili do të largohet nga Juventus me kosto zero.

Por nuk është vetëm Dybala në shënjestrën e Inter-it. Në fakt, një nga objektivat e Marotta-s është edhe ylli i Roma-s, Mkhitaryan, kontrata e të cilit me Roma-n skadon muajin e ardhshëm dhe klubi verdhekuq duket se nuk ka ndërmend t’ia rinovojë.

Objektivat e tjerë janë Bremer, mbrojtësi i Torino-s që ndiqet prej katër muajsh, dhe ylli kuqezi  Asslani, i cili shihet nga zikaltrit si një përforcim shumë i mirë për mesfushën. Për këtë të fundit interesohet edhe Milan-i.

Pavarësisht nga rinovimi i Perisic, Inter vazhdon të ndjekë mbrojtësin e krahut Cambaisso, kontrata e të cilit skadon pas një viti. Cambiasso pëlqehet edhe nga Napoli, ndërsa në sfond është edhe Juventus-i.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit