Pas dëmtimeve të Bremer dhe Cabal, të dy mbrojtës, Juventus kërkon të marrë masat. Drejtori sportiv Giuntoli është duke parë situatën përreth për të sjellë në Torino elementët e duhur.
Natyrisht që çdo lëvizje do të kryhet në merkaton e janarit, por bardhezinjtë kërkojnë të mbyllin çdo transferim që tani. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, objektivi kryesor mbetet ish lojtari i Inter, Milan Skriniar (aktualisht te PSG).
Gjithsesi, sllovaku nuk është i vetmi, pasi një tjetër ish-lojtar i Serie A është nën shënjestër. Bëhet fjalë për David Hancko, që tani është protagonist me fanellën e Feyenoord.
Bardhezinjtë e kanë ndjekur për muaj të tërë dhe fillimisht e kishin si objektiv për merkaton e verës, por duke parë problemet e krijuara aim und të vijë që në janar. Holandezët e vlerësojnë ish-lojtarin e Fiorentina rreth 30 milionë euro.
Ndër alternativat e tjera në tavolinën e Giuntoli është edhe Kevin Danso, sërish protagonist me Lens dhe Austrinë. Këtë verë ai duhej të shkonte te Roma, por nuk i kaloi dot vizitat mjekësore.